Lajme

Myslimanët shkodranë nisin vitin me debate: Ruani muret e Xhamisë së Tophanës

Një debat i madh është hapur mes besimtarëve të komunitetit mysliman në Shkodër pas shpalljes së projektit të ri të rikonstruksionit të xhamisë së Tophanës në këtë qytet. Myftina Shkodër njoftoi një ditë më parë, në 2 janar si “sihariq” se me fondet e “Qatar Charity” do të ketë një projekt të ri.

“Gjatë javës që shkoi nisën punimet e para për lirimin e objektit të xhamisë dhe përgatitjen e terrenit për nisjen normale të punimeve intesive” njofton Myftinia Shkodër, e cila vë në dukje se është marrë leja e ndërtimit nga bashkia dhe është marrë miratimi nga Kryesia e Komunitetit Mysliman.

Xhamia e lagjes Tophanë është ndërtua në vitin 1617 duke qenë një pikë referimi e besimtarëve myslimanë. Por përtej mirëmbajtjes së kohëpaskohëshme, Myftina Shkodër gjykoi se xhamia kishte nevojë të zëvendësohej me një të re.

“Pjesë e projektit të ri do të jetë edhe pjesa e mbetur e portikut të vjetër të xhamisë Tophanë që sipas marrëveshjes me donatorin, do të integrohet në ndërtimin e ri, si një gjurmë e respektuar e trashëgimnisë sonë të vjetër islame” shkruan Myftinia Shkodër.

TS Poll - Loading poll ...

Por një varg debatesh dhe diskutimesh kanë nisur pasi Myftinia ka paraqitur dhe disa foto në 3D sesi do të jetë xhamia.

“Ju lutemi nuk ka kuptim me e prish murin e vjetër. Hyrja e vjetër e xhamisë duhet të marrë statusin që i takon. Eshtë më e vjetër se xhamia e Plumbit e nuk ka një tjetër të tillë në asnjë objekt kulti islam”, shkruan Ardit Muça që kërkon që muri i vjetër i saj të vihet në ruajtje si objekt monument kulture.

Ka të tjerë që komentojnë se projekti është bërë në ngut e sipër sikurse kanë ndodhur edhe në vitet e mëparshme.

Ideja e një donatori që jep lekët sipas komentuesve, nuk mund të zhbëjë historikun e kësaj xhamie. Komentuesit thonë se Myftinia më së paku duhet të kishte hapur një debat publik për ruajtjen e mureve të vjetër të xhamisë.

Një nga komentet për xhaminë e re
Një nga komentet për xhaminë e re

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo