Lajme

Myvedete Suka humbi jetën në aksidentin në Komoran – sot i jepet lamtumira e fundit në Arbanë

Myvedete Suka, 62 vjeçare, ka ndërruar jetë më 11 gusht 2025 si pasojë e një aksidenti tragjik që ndodhi në Komoran.

Ajo la pas bashkëshortin e saj, Jakupin, djemtë Bekimin dhe Bajramin, si dhe vajzën Pajtesën.

Humbja e saj ka tronditur familjarët, miqtë dhe gjithë rrethin shoqëror.

Varrimi i saj do të bëhet të martën, më 12 gusht 2025, në ora 16:40, në varrezat e Arbanës. Falja e namazit të xhenazes do të kryhet po ashtu në të njëjtin vend.



ks