ShowBizzz

“Na është bërë Psikiatria si rruga Tiranë-Durrës”, Genardi dhe Sonida shtrohen në spital: Më shumë për motrën, po hajt thanë do të mjekojmë dhe ty

Një situatë e njëjtë me atë të regjistruar disa javë më parë është përsëritur në banesën e Genard dhe Sonida Hajdinit. Pasi dje në rrjetet sociale janë publikuar pamje shqetësuese nga Genardi, i cili ka postuar motrën e tij, Sonidën, të zhveshur teksa qëndron e shtrirë në krevat. Ndërkohë sot është bërë me dije se të dy ata janë marrë nga shërbimi social dhe janë duke u trajtuar në Qendrën e Shëndetit mendor pranë QSUT.

Kujtojmë se kjo është hera e dytë që Sonida dhe Genardi shtrohen për tu trajtuar në psikiatri pas shfaqjes së sjelljeve shumë shqetësuese në rrjetet e tyre sociale.

Të lidhura

None found

Ndërkohë që vet Genardi ka reaguar live përmes rrjeteve sociale duke “lajmëruar” ndjekësit se tashmë ndodhen aty.

“Shiko ku jam te psikiatria, , psikiatria na futën prapë edhe mua edhe Sonidën. Më shumë Sonidën donin ta kuronin, po me këtë rast thanë do të kurojmë e ty. Çfarë halli kam unë, unë jam më rregull vetëm se i mëshoj ‘Instagramit’.

Na futi shteti shteti mbreti, andej nga Surreli. Çfarë do bëjmë tani, do bëjmë ndonjë xhingë e, do bëjmë gallatë hajde hajde psikiatri, na është bërë si Tiranë-Durrës, çdo 2-3 javë në psikiatri, a jeni në terezi a jo”, u shpreh ai.

Kujtojmë se ngjarja e djeshme vjen pas një episodi të ngjashëm të ndodhur në ditët e para të muajit shkurt, ku një video e shpërndarë nga Genard Hajdini, në të cilën motra e tij, Sonida, shihej thuajse gjysmë e zhveshur, u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.

Pamjet shokuan publikun duke nxitur reagime të menjëhershme nga autoritetet. Kreu i Njësisë Administrative nr.2, Florian Pullazi, ku dhe banon familja Hajdini, u angazhua personalisht në menaxhimin e kësaj ngjarje. I shoqëruar nga ekipet e emergjencës dhe nga efektivët e Policisë së Shtetit ai shkoi menjëherë në banesën ku jetojnë vëlla dhe motër dhe kryen vlerësimet e nevojshme.

Të dy, si Genardi po ashtu dhe Sonida, u dërguan për trajtim të specializuar mjekësor, ndërkohë që video u fshi menjëherë nga rrjetet sociale. Pas rreth 20 ditësh trajtim, ata u rikthyen në banesën e tyre, ndërkohë që fatkeqësisht e njëjta situatë është përsëritur sërish.

Të Ngjashme