ShowBizzz

‘Na kanë kryqëzuar’, Eneda Tarifa dhe Gent Lasku: E vërteta e lidhjes sonë

Eneda Tarifa prej kohësh përflitet për lidhjen e dashurisë më Gent Laskun, por vetëm së fundmi ka folur për herë të parë për të.

Verën që lamë pas ajo e konfirmoi romancën duke publikuar një foto nga pushimet ndërsa në një intervistë për “Aldo Morning Show”, ajo ndau disa detaje nga historia e dashurisë.

Kemi ca kohë, konsiderueshëm për të kuptuar që është një lidhje e bukur dhe serioze. Të tjerët nuk e kanë besuar…”. 

Ata rrëfyen se para se dashuria e tyre të lindte kanë qenë shokë, dhe tashmë që janë në një lidhje kanë vendosur të mos dëgjojnë se çfarë thonë njerëzit rreth tyre.

Po kaq, pastaj sa i përket njerëzve që kemi vërdallë kemi vendosur që mos të dëgjojmë shumë, mos të marrim shumë energjinë dhe vibe-n e tyre sepse të them të drejtën sa herë që thua jam e lumtur, sikur marrin mësysh, nuk i bëhet njeriu qejfi, duhet të thuash jam keq, më kanë rrahur, jam viktimë e shoqërisë që të të duan”, u shpreh Eneda.



lokimagazine