1
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, dhe i fejuari i saj, aktori Callum Turner, nuk kanë kaluar një mbrëmje të qetë.
Sipas raportimit të Paris Match, çifti është “sulmuar” dhe rrethuar nga paparacë, të cilët i kanë ndjekur nga shumë afër. Në videot e publikuara, shihet se situata i ka shqetësuar dukshëm të dy, transmeton Klankosova.tv.
Dua dhe Callum u kanë kërkuar paparacëve parizienë t’i linin të qetë, teksa po përndiqeshin vetëm pak metra larg banesës së tyre.
Të shqetësuar se adresa e tyre mund të bëhej publike, këngëtarja dhe aktori janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke mbuluar fytyrat për të shmangur identifikimin.
View this post on Instagram
ks
