Çmimet e naftës u ngjitën deri në 110 dollarë për fuçi, pas kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump ndaj Iranit në rrjetet sociale.
Sipas raportimeve, nafta Brent u rrit fillimisht me 1.6%, duke arritur në 110.85 dollarë për fuçi, përpara se të pësonte një rënie të lehtë gjatë tregtimit në tregjet aziatike. Në të njëjtën kohë, nafta në SHBA u rrit me 0.3%, duke shkuar në 111.80 dollarë.
Kjo rritje erdhi pasi Trump shtoi presionin ndaj Teheranit, duke paralajmëruar se do të sulmonte ura dhe objekte energjetike në Iran nëse vendi nuk tërhiqej nga kërcënimet ndaj anijeve që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit, një pikë kyçe për furnizimin global me naftë.
Nga ana tjetër, tregjet kryesore të aksioneve në Azi shënuan rritje: indeksi Nikkei 225 në Japoni u rrit me 1.6%, ndërsa Kospi në Korenë e Jugut u rrit me 0.9%.
/tiranapost
