Lajme

Nagavci: Veprimet për zgjedhjen e presidentit do të intensifikohen

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se veprimet për zgjedhjen e presidentit do të intensifikohen gjatë këtyre ditëve, brenda afatit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese.

Nagavci ka treguar se kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke theksuar se po vazhdon angazhimi maksimal për zgjedhjen e presidentit.

“Besoj që gjatë këtyre ditëve do të intensifikojmë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje dhe që presidenti të votohet brenda afatit të Kushtetueses, sepse vendit i duhet një president i zgjedhur në Kuvend. Zgjedhjet e reja nuk do të sjellin rezultat tjetër dhe janë të panevojshme”, ka thënë Nagavci.

Ajo ka shtuar se është e bindur se Kurti do të bëjë gjithçka për të shmangur zgjedhjet e parakohshme.

Të Ngjashme