Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpall aktgjykim dënues ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës,të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt, më 29 nëntor 2023.
Naim Murseli dhe Granit Plava janë dënuar me burgim të përjetshëm, kurse Kushtrim Kokalla me 30 vjet burgim.
Të akuzuarit nuk ishin në seancën ku u mor vendimi.
Mbrëmjen e 29 nëntorit të 2023-ës, Liridona Ademaj u vra në një rrugë në fshatin Bërnicë të Prishtinës, teksa ishte në veturë bashkë me bashkëshortin Naim Murselin dhe dy fëmijët e tyre.
