Lajme

Naim Murseli do rikonstruim të vendit të ngjarjes, gjykata e refuzon kërkesën e mbrojtjes

Ka përfunduar seanca ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt më 2023.

Gazetarja e Klan Kosovës, Gremisa Latifi e cila e përcolli nga afër seancën në Gjykatën Themelore të Prishtinës njoftoi se ekipet mbrojtëse patën disa kërkesa, veç e veç.

“Kërkesa që mbrojtja e Naim Murselit e kishte paraqitur ishte rikonstruimi i vendit të ngjarjes, ndërsa mbrojtja e Kushtrim Kokallës kishte kërkuar që të dëgjohet edhe një dëshmitar shtesë, dëshmitar i cili quhet Tafil Kokalla. Ndërsa mbrojtja e Granit Plavës ka kërkuar që të bëhej edhe një ekzaminim shtesë ndaj tij, por këto kërkesa të gjitha janë refuzuar nga trupi gjykues”, tha gazetarja Latifi.

Ndër të tjera, Latifi tregoi se Murseli para trupit gjykues u betua në fëmijët e tij, se në natën kritike të vrasjes së Liridonës, nuk ishte prezent në veturë.

Moneytizer Paragrafi 4

Po ashtu, Naim Murseli tha se me Liridona Ademajn kishin pasur një martesë të lumtur dhe, siç tha ai, nuk kishte ushtruar kurrë dhunë ndaj tashmë të ndjerës.




Të Ngjashme