Naim Murseli do të dalë përsëri para Gjykatës Themelore në Prishtinë, në cilësinë e të dyshuarit për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.
Në seancën e kaluar u administrua dëshmia e tij, gjatë së cilës ai iu përgjigj pyetjeve të mbrojtjes.
Para trupit gjykues, Murseli rikujtoi ngjarjet e natës së 29 nëntorit 2023, duke mohuar çdo përfshirje në planifikimin e vrasjes./teve1.info/
