ShowBizzz

Naomi Campbell bëhet nënë në moshën 53-vjeçare: Nuk është kurrë vonë për t’u bërë nënë

Naomi Campbell u bë nënë për herë të dytë në moshën 53-vjeçare.

Super modelja e njohur solli në jetë një djalë dhe lajmin e ëmbël e dha vet përmes rrjeteve sociale.

,”I dashuri im i vogël, dije që je i çmuar tej mase dhe i rrethuar nga dashuria që nga momenti që na nderove me praninë tënde. Një dhuratë e vërtetë nga Zoti, ndihem e bekuar! Mirë se vjen djali im. Nuk është kurrë vonë për t’u bërë nënë.” shkruajti ajo duke ndarê një foto të ëmbël ku duket edhe dora e vajzës.

Kujtojmë se Naomi u bë nënë për herë të parë në maj të 2021, ndërsa shtatzënia e dytë dhe ardhja në jetë e djalit vjen tërësisht si surprizë.