ShowBizzz

Naseri prek me postimin për ndarjen nga jeta të Enver Petrovcit

Ka ndërruar jetë sot aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Enver Petrovci.

Petrovci lindi më 28 shkurt 1954 në Prishtinë dhe konsiderohet një ndër figurat më të rëndësishme të skenës teatrore dhe kinematografike shqiptare. Karrierën e tij e nisi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, për ta vazhduar në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit.

MGID Paragrafi 2

E për humbjen e tij aktori Naser Rafuna ka thur vargjet më të ndjera, shkruan “Kosovarja”.

Postimi i plotë:
U largua nga kjo botë për një tjetër më të mirë inshaAllah.

Moneytizer Paragrafi 4

Ne lutemi Zotit të të Mëshiroj, sepse ti je ndarë nga kjo botë por gjithnjë do të jesh në zemrat tona. I dashur për ne, me dhimbje të pafund, i mençur dhe i durueshëm, ti ke ndriçuar jetët tona me dritën e dijes dhe përvojës.

Falënderojmë Zotinë që më dha mundësinë të jem student i tij në UP, të mësoj nga urtësia e tij dhe të shoh në atë që më dha si shembull për jetë dhe profesion. Bachelor dhe Master i përfundova te ky kolos arti dhe isha Asistent i tij, çdo ditë, më mbajti pranë dritës së dies.

Me shumë mall dhe mirënjohje, mbajmë këtë borxh ndër zemra që s’u shlye kurrë. Shpresa jonë është në dhënien e Zotit që, përmes lutjeve, të pranojë këtë borxh të pamundëshëm.

Faleminderit për gjithçka, për çdo ditë, për çdo mësim, për çdo shenjë dashurie. U prehesh në paqe, derisa të takojmë sërish në dritën e përjetshme.

Lamtumirë profesori im, mësuesi jonë Enver Petrovci.

Artikull i sponzorizuar



ks