Lajme

Natyra Kuçi merr mbështetje për kandidaturën e saj: Deçanit i duhet ndryshim

Kandidatja për kryetare për Komunën e Deçanit, Natyra Kuçi, ka vazhduar të marrë mbështetje për kandidaturën e saj për zgjedhjet e 12 tetorit.

Kuçi është takuar me Florin Krasniqin, për të cilin ka thënë se i ka thënë përkrahje për kandidaturën e saj.

Sipas Kuçit përkrahja e tij është shumë domethënëse.

“Sot me kënaqësi e takova mikun tim të veçantë, Florinin. Siç e njohin të gjithë, Florini është kontribudhënës i rëndësishëm për Kosovën, si në luftë, edhe pas luftës. Me Florinin diskutuam për Deçanin e nevojën për ndryshim që i duhet. Përkrahja e tij është jashtëzakonisht domëthënëse për mua. Mbi të gjitha, garën për Deçan ma bënë më kuptimplotë e energjike, ashtu qysh është vet Florini! Shihemi në fushatë!”, thuhet në postimin e saj në Facebook.