Lajme

Ndahen 20 ulëset e komuniteteve joshumicë në Kuvendin e ri të Kosovës

Janë bërë publike rezultatet e ndarjes së 20 ulëseve të rezervuara për komunitetet joshumicë në Kuvendin e Kosovës, pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Sipas të dhënave të publikuara, Lista Serbe ka fituar shumicën e ulëseve të rezervuara për komunitetin serb, duke siguruar 9 mandate, ndërsa një mandat ka fituar Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit.

Dhjetë ulëse të tjera u takojnë komuniteteve joserbe, ku më së shumti ka fituar Partia Demokratike Turke e Kosovës me 2 mandate.
Nga një ulëse kanë siguruar edhe Koalicioni Vakat, Unioni Socialdemokrat, Partia e Re Demokratike, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Partia Liberale Egjiptiane, Partia e Ashkalinjve për Integrim, Partia e Re Demokratike e Boshnjakëve të Kosovës dhe Jedinstvena Goranska Partija.

Në total, 20 ulëset e rezervuara për komunitetet joshumicë janë ndarë në përputhje me organizimin kushtetues të Kosovës.

Të Ngjashme