
1
Njëri nga çiftet më të komentuar në mediet rozë, këngëtari Robert Berisha dhe modelja Ana Skrel, duket se kanë vendosur të japin fund lidhjes së tyre.
Spekulimet për ndarje filluan të përhapeshin pas mungesës së një urimi publik nga Roberti për ditëlindjen e Anës ditët e fundit, një gjest që zakonisht do të ishte i pranishëm në llogaritë e tyre në rrjetet sociale.
Situata u bë më e qartë kur ndjekësit vunë re se çifti nuk po ndjek më njëri-tjetrin në platformat e tyre, duke ngritur dyshime se marrëdhënia mund të jetë përfundimisht e mbyllur.
Megjithatë, nuk ka një konfirmim zyrtar nga të dy, dhe mbetet e paqartë nëse kjo është një ndarje përfundimtare.
ks