Bota

Ndahet nga jeta ‘babai’ i tiramisusë

Roberto ‘Loli’ Linguanotto, pastiçeri italian që besohet se ka shpikur ëmbëlsirën tiramisu, vdiq të dielën në moshën 81-vjeçare.

I quajtur ‘babai i tiramisu’s, Linguanotto ndërroi jetë në Itali pas një beteje të gjatë me një sëmundje e cila nuk bëhet e ditur nga mediat.

Ndahet nga jeta ‘babai’ i tiramisusë

Ai mendohet se e krijoi tiramisunë në vitin 1970 ndërsa punonte në Alle Beccherie, një restorant i njohur në Treviso, në Italinë veriore.

TS Poll - Loading poll ...

Disa thonë se e krijoi rastësisht ëmbëlsirën pasi hodhi aksidentalisht mascarpone në një tas me sheqer dhe vezë.

Sipas vendasve, Linguanotto më pas përsosi recetën e ëmbëlsirës me shije kafeje me ndihmën e Alba di Pillo-Campeol, gruaja e pronarit të Alle Beccherie, Ado Campeol.



/tiranapost