Lajme

Ndahet nga jeta ish-pjesëtarja e UÇK-së në Brigadën 141

Është ndarë nga jeta Sanije Musa, ish-pjesëtarja e UÇK-së në Brigadën 141 “Mehë Uka”.

Lajmin për vdekjen e saj e bëri të ditur kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, i cili tha se e ndjera shërbeu me nder në luftë dhe me përkushtim në paqe, duke dhënë një kontribut të çmuar si sekretare e OVL-UÇK në Mitrovicë, transmeton Klankosova.tv.

​“Do të kujtohet gjithmonë si një luftëtare e lirisë dhe një grua me vlera të larta njerëzore. Ngushëllime familjes dhe bashkëluftëtarëve! Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, ka shkruar Gucati në Facebook.



ks

Të Ngjashme