Lajme

Ndahet nga jeta në moshën 20-vjeçare djali i legjendës së futbollit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në familjen e ish-mbrojtësit brazilian të Milanit, Serxhinjo. Djali i tij 20-vjeçar, Diego, është ndarë nga jeta në lule të moshës.

Ka qenë klubi i Milanit që përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ndarë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta para kohe të 20-vjeçarit Diego.

“Ne mblidhemi rreth Serxhinjos dhe familjes së tij për vdekjen tragjike dhe të parakohshme të djalit të tyre Diego. Gjithmonë ne zemrat tona”, thuhet në postimin e Milanit.

Për momentin nuk janë dhënë detaje për atë që ka ndodhur. Rrjetet sociale janë ndezur me mesazhe dashurie dhe solidariteti, duke demonstruar ndjenjën e thellë të komunitetit brenda familjes së futbollit.

Trashëgimia e Serginhos në AC Milan është rrënjosur me vlerësime, duke përfshirë tituj të shumtë të Serie A dhe trofe të UEFA Champions League.