Gopichand Hinduja, njeriu më i pasur në Britani dhe kreu i grupit të madh industrial Hinduja Group, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare. Ai la pas bashkëshorten dhe tre fëmijë.
Lajmi u konfirmua nga familja, e cila në një deklaratë tha:
“Ai ishte njeri i përulur dhe plot gëzim, mik me të gjithë ata që e njihnin. Do të mbahet mend për punën e tij të jashtëzakonshme në ndërtimin e Hinduja Group gjatë 70 viteve të fundit, duke e kthyer atë në një histori suksesi global.”
Me një pasuri familjare prej rreth 46 miliardë dollarësh, Hinduja ishte në krye të listës së më të pasurve në Mbretërinë e Bashkuar.
Gopichand iu bashkua biznesit familjar në vitin 1959 dhe, bashkë me vëllain e tij të madh, Srichand Hinduja, e shndërruan një kompani tregtare modeste të themeluar në Indi e Iran në fillim të shekullit XX, në një konglomerat ndërkombëtar.
Dy vëllezërit u zhvendosën në Londër në vitet 1970 për të drejtuar perandorinë e biznesit.
/tiranapost
