LifeStyle

Ndahet nga jeta stilisti italian Cesare Paciotti

Stilisti i njohur italian i këpucëve, Cesare Paciotti, ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare, raportuan sot mediat italiane.

Sipas televizionit RAI, Paciotti ndërroi jetë në banesën e tij në Civitanova Marche, pas një sëmundjeje të papritur. ANSA bën të ditur se familja e tij kishte ngritur alarmin pasi ai nuk ndihej mirë, por ekipet e urgjencës që mbërritën në vendngjarje nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar.

Në vitet 1980, së bashku me motrën e tij Paola, Paciotti mori drejtimin e punishtes artizanale të këpucëve që prindërit e tyre kishin themeluar në vitin 1948, duke e kthyer atë në një markë ndërkombëtare të luksit dhe simbol të elegancës italiane.

Data e varrimit ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht.

Të Ngjashme