Bota

Ndajnë të njëjtën dhimbje dhe shpresë! Mbreti Charles flet për Kate pas rrëfimit se ka kancer

Mbreti Charles ka thënë se është ndihet krenar për Kate Middleton pasi mori guximin për të folur publikisht për diagnozën e kancerit.

Catherine, Princesha e Uellsit zbuloi në një video mesazh se ajo është në fazat e hershme të trajtimit të kancerit.

Në një deklaratë të shkurtër, Pallati Buckingham thotë se Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla “do të vazhdojnë të ofrojnë dashurinë dhe mbështetjen e tyre për të gjithë familjen në këtë kohë të vështirë”.

Mbreti Charles gjithashtu është duke u trajtuar për kancerin.



/tiranapost