Policia e Kosovës ka ndaluar kalimin e automjeteve në qendër të Graçanicës, duke ia mundësuar qytetarëve serbë lëvizjen drejt manastirit të këtij qyteti, ku edhe po mbahet mesha për të ashtuquajturin “Vidovdan”.
Derisa është shtuar numri i atyre që po vizitojnë manastirin, në mesin e tyre shihen flamuj me simbole fetare ortodokse, përfshirë portretin e Jezu Krishtit, ndërsa disa besimtarë mbajnë kryqe të mëdha prej druri gjatë rrugës drejt oborrit të manastirit, raporton KosovaPress.
Ndryshe, qytetarët serbë që nga ora 08:00 e mëngjesit, kanë nisur të mblidhen në oborrin e Manastirit të Graçanicës për shënimin e festën e të ashtuquajturës “Vidovdan”.
Nën tingujt e muzikës në gjuhën serbe, qytetarët janë rreshtuar pranë portreteve të Jezu Krishtit dhe Shën Marisë, duke u lutur.
Në hyrje të manastirit janë të pranishme forcat e Policisë së Kosovës të cilat po kujdesen për sigurinë e manifestimit, ndërsa numri i pjesëmarrësve po vazhdon të rritet.
