Lajme

Ndalohet ekspozimi i mallrave në hapësirat publike dhe rrugët e kryeqytetit

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim për ndalimin e ekspozimit të mallrave në hapësirat publike dhe në rrugë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Ai ka thënë se hapësirat publike nuk do të jenë më të bllokuara.

“Hapësirat publike janë të qytetarëve, të askujt tjetër!Është marrë vendim për ndalimin e ekspozimit të mallrave në hapësira publike dhe në rrugë. Nuk ka më mallra në trotuare. Nuk ka më bllokim të rrugëve. Nuk ka më zënie të hapësirave që u takojnë të gjithëve. Këto hapësira janë për të ecur lirshëm, për fëmijët, për familjet, jo për t’u uzurpuar”, ka shkruar Rama./teve1.info/

Të Ngjashme