Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, në kuadër të hetimeve intensive, ka ndaluar të dyshuarin Xh.V., nën dyshimin për vjedhje të arit në vlerë 1 milion euro në një argjendari në Prishtinë.
Sipas Prokurorisë, ari i vjedhur ishte rreth 9 kilogramë, ndërkaq gjatë bastisjes në banesën e të dyshuarit u gjet një armë dhe një diamant.
Po ashtu, do të lëshohet urdhër i përkohshëm ndalimi për veturën dhe banesën e të dyshuarit në vlerë 110 mijë.
“Sipas dyshimeve fillestare, në argjendarinë ‘’G…..’’, janë vjedhur rreth 9 kilogramë ari, në vlerë prej 1.000.000 (një milionë) euro. Gjatë bastisjes në banesën e të dyshuarit, është gjetur dhe sekuestruar një (1) armë pa leje, si dhe një (1) diamant, me urdhër të prokurorit të shtetit. Po ashtu, ndaj pasurisë së të pandehurit, përkatësisht një veturë të tipit BMË X6 dhe një banesë në lagjen Tophane, në vlerë rreth 110.000 euro, do të lëshohet urdhër i përkohshëm ndalimi, si dhe do të parashtrohen kërkesa për urdhër ndalues përfundimtar lidhur me pasurinë e sekuestruar”, thuhet në njoftim.
I dyshuari u ndalua për 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’, sipas nenit 315 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës./teve1.info/
