Lajme

Ndalohet një person për rastin e vdekjes së punëtorit në vendin e punës në Vushtrri

Policia e Kosovës ka njoftuar se është ndaluar një person në lidhje me rastin e vdekjes së një punëtori në vendin e punës në Vushtrri.

Policia ka bërë të ditur se për këtë rast janë intervistuar edhe pesë persona si dëshmitarë.

I ndaluari është duruar në mbajtje për 48-orë.

“Hetuesit policorë të Sektorit Rajonal të Hetimeve në koordinim me prokurorin kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me rastin ku janë intervistuar pesë (5) persona në cilësinë e dëshmitarëve, ndërsa në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar edhe një person i dyshuar”, thuhet nga Policia.

Punëtori që kishte rëndë nga kati i tretë i një objekti në Vushtrri nuk kishte arritur të mbijetojë.

Ai ka vdekur në Spitalin e Vushtrrisë.

Ndërsa, Inspektorati i Punës ka ndaluar punimet në objektin ku ishte duke punuar 31-vjeçari./teve1.info/

Të Ngjashme