Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë të ditur se është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, personi i dyshuar për vrasjen e babit në Strellc të Decanit.
Sipas Porkurorisë sipas dëshmitarëve të dhe sigurimit të provave dyshohet se rasti ka ndodhur nga pakujdesia e të arrestuarit.
“I dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasja nga pakujdesia” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Gjithashtu, në vendin e ngjarjes janë angazhuar ekspertë të balistikës për kryerjen e ekzaminimeve të nevojshme me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në komunikatë..
Arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale është sekuestruar, ndërsa janë autorizuar edhe veprimet për intervistimin e dëshmitarëve okularë dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të tjera hetimore.
Tragjedi në Strellc të Deçanit, djali dyshohet se vrau aksidentalisht babain e tij
