Gjatë ditës së sotme, tri komisione parlamentare të Kuvendit të Republikës së Kosovës do të shqyrtojnë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e këtij viti.
Në orën 09:00, në sallën N-302, Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal do të mbajë mbledhjen për shqyrtimin e këtij projektligji.
Ndërkaq, në orën 11:00, në sallën N-10, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Peticione do të shqyrtojë po ashtu Projektligjin mbi ndarjet buxhetore.
Në orën 13:00, në sallën N-302, Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport do të diskutojë gjithashtu për ndarjet buxhetore të propozuara për sivjet.
Diskutimet do të vijnë pasi buxheti i vitit 2026 u votua në parim ditën e hënë.
Buxheti i sivjetëm u parashikua të jetë 4 miliardë euro.
