Lajme

Ndërmjetës i trafikut të heroinës, prangoset shqiptari i dënuar me 22 vite burg

Faslli Qibini, një shtetas shqiptar i dënuar me 22 vite burg nga drejtësia italiane, është arrestuar nga karabinierët e Napolit mbrëmjen e së premtes. Ai ishte në kërkim prej vitit 2011 kur theu arrestin e shtëpisë dhe u arratis pa gjurmë, shkruan neësbomb.al.

64 vjeçari me origjinë nga Shqipëria kërkohej intensivisht prej 12 vitesh dhe gjatë periudhës së festave karabinierët kishin ndjekur lëvizjet e tij.

Akuza ndaj tij është për trafik ndërkombëtar droge, pasi Faslli Qibini konsiderohet si ndërmjetës në trafikun ndërkufitar të drogës. Sipas hetuesve, ai menaxhonte dhe ndërmjetësonte trafikun e heroinës midis vendit të tij të origjinës, Greqisë, Turqisë dhe Italisë Jugore.

64 vjeçari bënte biznes me klanin Di Lauro dhe më pas me “Nardielli”, një grup kriminal nga pala Oplontine.

Newsbomb.al mëson se Faslli Qibini jetonte në zonën e Napolit me bashkëshorten dhe djalin dhe gjatë periudhës së festave i kishte shpeshtuar daljet në publik. Kjo ka vënë në lëvizje ekipet policore që ruanin familjen e tij derisa është arritur në gjurmët e shqiptarit.

I akuzuar ti ndërmjetës i trafikut të heroinës, 64 vjeçari është vënë në pranga dhe mbahet i izoluar në burgun Secondigliano.

Pamje te shperndara nga karabinieret e Napolit
Pamje te shperndara nga karabinieret e Napolit

Në qershor 2019, Policia italiane ka shkatërruar një grup të strukturuar kriminal në fushën e lëndëve narkotike, që bazën e origjinës e kishte nga Amerika e Jugut, ndërsa kishte të shtrirë aktivitetin në Shqipëri, Napoli dhe në Romë.

Mediat e vendit fqinj publikuan atë kohë identitetet e shqiptarëve të përfshirë në trafik droge, të cilët ishin Faslli Qibini, njohur me nofkën “Vasco” me banim në Napoli dhe që ndihmohej në këtë aktivitet nga djali, Jonjad Qibini, i quajtur “i riu”. Hetimet treguan se Qibini u ndihmua nga bashkatdhetari Denis Martaneshi, që jetonte në Romë.

Ky i fundit mbante kontakte për trafik droge edhe me Florian Martaneshin, Gerti Bodgon dhe një person të quajtur Halit.

Në prill 2016, përmes përgjimeve u bë e mundur prangosja e korrierit Leonard Papa, të cilit iu sekuestruan 4,852 kg heroinë, ndërsa në 30 janar të 2017, policia sekuestroi 650 kg marijuanë dhe arrestoi korrierët e Denis Martaneshit dhe Bledar Vogli.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo