Furnizimi me ujë do të ndërpritet përkohësisht të hënën në mëngjes në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, ndërprerja do të bëhet për shkak të punimeve dhe një intervenimi në gypin e ujit në rrugën “Idriz Gjilani”.
Nga kompania kanë bërë të ditur se ndërprerja do të jetë e përkohshme dhe se furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pasi të përfundojnë punimet dhe të sanohen defektet.
“Ju njoftojmë se për shkak të punimeve dhe intervenimit në gypin e ujit në Rr. “Idriz Gjilani” në lagjen Dardania, nesër në mëngjes më 16 mars ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë. Furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve dhe sanimit të defektit”, thuhet në njoftim. /teve1.info/
