Lajme

Ndërpritet përkohësisht uji i pijshëm në Skenderaj, shkaku i një defekti

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se qyteti i Skenderajt do të përballet me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas njoftimit të kompanisë, kjo situatë ka ardhur si pasojë e një defekti në gypin kryesor të furnizimit, që ndodhet në Klinën e Mesme.

KRU “Mitrovica” u kërkon qytetarëve mirëkuptim deri në sanimin e defektit në fjalë.

Të Ngjashme