Lajme

Ndërrimi i komandës së KFOR-it, Memli Krasniqi shpreh mirënjohje për NATO-n

Kryetari Memli Krasniqi mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it, e mbajtur në Prishtinë.

Moneytizer Paragrafi 2

Në këtë ceremoni, Gjeneralmajor Ozkan Utulash nga Ushtria e Turqisë u rikthye në krye të detyrës si Komandant i Misionit të NATO-s në Kosovë, duke marrë detyrën nga Gjeneralmajor Enrico Barduani i Ushtrisë italiane.
Me këtë rast, Kryetari Krasniqi theksoi se Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse për rolin vendimtar të NATO-s dhe KFOR-it në garantimin e paqes, sigurisë dhe mbrojtjen e lirisë së vendit.

Moneytizer Paragrafi 4