Ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare aktori boshnjak, Mirsad Tuka.
Lajmin e ka konfirmuar për gazetën boshnjake “Dnevni Avaz” një mik i ngushtë i familjes.
Ai ka ndërruar jetë pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë, ndërsa së fundmi nuk është shfaqur në publik.
Mirsadi u diplomua në Fakultetin e Arteve Dramatike në Beograd dhe filloi karrierën e tij si student i Studio Dramatike të Teatrit Kombëtar të Tuzlës.
Që nga viti 1996, ai ishte anëtar i ansamblit të Teatrit të Dhomës 55 të Sarajevës.
Ka luajtur në një sërë shfaqjesh teatrale. Aktori është i njohur për publikun kroat edhe për rolin e tij në filmin “Dashuri e Ndaluar”, ku luajti Zlatko Fijan.