1
Ka ndërruar jetë gazetarja Shukran Nobërdali-Qyqalla, e cila për vite me radhë ishte pjesë e Radio Televizionit të Kosovës (RTK).
E ndjera ishte e angazhuar në RTK që nga themelimi i saj në vitin 1999, ku punoi si gazetare në Redaksinë informative.
Ajo njihej gjithashtu si autore dhe moderatore e emisionit shëndetësor “Medika”, të cilin e udhëhoqi me përkushtim për më shumë se dy dekada.
Kontributi i saj në gazetari dhe informim publik është vlerësuar ndër vite, veçanërisht në trajtimin e temave që lidhen me shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve.
Sipas njoftimit të familjes, varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër (e enjte), në ora 13:00, në varrezat e qytetit në Dragodan, në Prishtinë.
ks
