ShowBizzz

Ndërron jetë këmbësori i goditur nga vetura në Prishtinë

Një aksident trafiku i ndodhur ditë më parë në Prishtinë ka përfunduar me pasoja fatale. Gazeta Sinjali mëson se këmbësori i cili ishte goditur nga një veturë në rrugën “Sokol Sopi” ka ndërruar jetë, derisa ishte duke u trajtuar në QKUK.

Ngjarja kishte ndodhur më 30.12.2025, rreth orës 16:45, kur vetura e tipit Hyundai, e drejtuar nga Lulzim Zagragjaj, rreth 60 vjeçar, kishte goditur këmbësorin Nexhmi Osmani, rreth 70 vjeçar. Sipas informatave fillestare, viktima ishte duke kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë.

Moneytizer Paragrafi 2

Pas aksidentit, Osmani kishte pësuar lëndime trupore në këmbë dhe ishte dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku fillimisht gjendja e tij shëndetësore ishte raportuar si stabile. Rasti në atë fazë ishte trajtuar nga Njësia e Trafikut Rrugor.

Megjithate, sot, më 09.01.2026, rreth orës 09:00, familjarët janë njoftuar autoritetet se Nexhmi Osmani ka ndërruar jetë gjatë trajtimit mjekësor në QKUK.

Moneytizer Paragrafi 4

Me këtë zhvillim, Prokurori i Shtetit është njoftuar për rastin dhe ka udhëzuar që trupi i të ndjerit të dërgohet për obduksion, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të vdekjes.

Rasti tashmë është rikualifikuar dhe do të trajtohet nga Njësia e Hetimeve të Trafikut Rrugor, si aksident trafiku me fatalitet.

Hetimet janë në vazhdim. Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri.



ks