Lajme

Ndërron jetë këngëtari dhe regjisori turk gjatë performancës live

Këngëtari dhe regjisori turk Metin Arolat (52) ka ndërruar jetë gjatë performancës së tij në Kozjatagi. Edhe pse ndjeu dhimbje dhe ngurtësi në dorë, ai vazhdoi performancën, por pësoi një atak në zemër në skenë, raportojnë mediat lokale. “Më është mpirë krahu i majtë”, tha ai pak para se të rrëzohej.

Një infermiere nga publiku vrapoi në ndihmë të tij dhe thirri 911. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve dhe përpjekjeve për ta shpëtuar, Arolat vdiq rrugës për në spital.

Miku i tij i ngushtë Demet Sagiroglu dha një deklaratë për mediat jashtë spitalit dhe zbuloi se dyshonte se shëndeti i tij ishte ndikuar nga dieta e tij.

“Ai ishte një mik shumë i ngushtë për mua, si një vëlla. Ai ishte në dietë… Nuk mendoj se zemra e tij mund ta duronte. Ajo u përkeqësua pasi ai doli në skenë,” tha ai.

Për ata që nuk e dinë, Metin Arolat ishte një këngëtar turk dhe regjisor, i cili fitoi popullaritet në vitet nëntëdhjetë. Përveç këngës, Arolat ishte i njohur për punën e tij pas kamerës dhe regjisorin e videoklipit për artistë të shumtë turq.