Endacaku i kthyer në një nga personazhet më të njohur në qytetin e Korçës, ka ndërruar jetë.
Kozma Melçani, i njohur si “Komo”, u gjet i pajetë në një ndërtesë të braktisur pas Katedrales. Endacaku i kthyer në personazh të njohur, vuante nga problemet me zemrën dhe dyshohet që ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.
“Komo” ishte korçari, i cili shihej në rrugët e qytetit, në çdo kohë, përshëndetej me çdo qytetar dhe turist, madje herë pas here krijonte situata komike me njerëzit. Për Korçën, Komoja do të ngelet një nga endacakët më të dashur.
Top Channel