Martti Ahtisaari, ish-president i Finlandës, ka vdekur në moshën 86-vjeçare në Helsinki.
Njoftimin e ka dhënë Presidenca finlandeze.
Ahtisaari ka qenë i dërguar i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Kosovën dhe mbi planin që ai hartoi, u shpall edhe pavarësia e Kosovës më 17 shkurt të 2008-ës.
Ahtisaari fitoi çmimin Nobel për Paqe më 2008 për shkak të kontributit të tij për mbylljen e konflikteve edhe në Indonezi, Namibi apo Irlandën Veriore.
Ahtisaari ishte tërhequr publike dhe politike në vitin 2021, pasi u diagnostikua me sëmundjen e Alzheimerit.
Ai mbajti detyrën si Finlandës nga viti 1994 deri më 2000.
/tiranapost