Për më shumë se 60 vite, ajo ishte bashkëshortja e monarkut më jetëgjatë të Tajlandës, Mbretit Bhumibol Adulyadej, i ndarë nga jeta në vitin 2016.
Sipas BBC, Mbretëresha ndërroi jetë “paqësisht” në një spital të Bangkokut, ndërsa vendi ka shpallur zi kombëtare.
Ajo shihej si “nëna e kombit” dhe ditëlindja e saj, 12 gushti, është festuar çdo vit si Dita e Nënës në Tajlandë.
Trupi i saj do të prehet për nderime në Pallatin e Madh të Bangkokut, ndërsa Mbreti Vajiralongkorn ka urdhëruar organizimin e një funerali mbretëror.
Sirikit u martua me Mbretin Bhumibol në vitin 1950 dhe u konsiderua për dekada si një ikonë e modës e Lindjes. Në vitet ’60, ajo përfaqësonte monarkinë tajlandeze në udhëtime zyrtare nëpër botë, ku u takua edhe me figura si Eisenhower, Mbretëresha Elizabeth II dhe Elvis Presley.
Në vitet e fundit, pas një goditjeje në tru në 2012, ajo u tërhoq nga jeta publike. Mbretëresha Sirikit la pas katër fëmijë.
/tiranapost
