ShowBizzz

Ndërron jetë në moshën 36 vjeçare ylli i “Bachelorette”, Josh Seiter

Ylli i “Bachelorette”, Josh Seiter, ka vdekur në moshën 36 vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi të shpërndarë në faqen zyrtare të tij Instagram.

“Me zemër të thyer ndajmë lajmin tragjik për vdekjen e papritur të Joshuas”, nis deklarata.

“Siç mund të dëshmojnë të gjithë ata që e njihnin, Joshua ishte një dritë në një botë gjithnjë e më të zbehtë. Megjithëse vdekja e Joshuas na dhemb pa masë, gjejmë ngushëllim duke ditur se ai më në fund është në paqe. Shpresojmë dhe lutemi që shpirti i tij të vazhdojë të jetojë në fotot dhe fjalët në këtë faqe, të cilat do t’i lëmë për momentin”, thuhet më tej.

TS Poll - Loading poll ...

“Për këdo që po përjeton një krizë të shëndetit mendor dhe ka nevojë për ndihmë, 988 SMS Lifeline ofron mbështetje falas dhe konfidenciale 24/7 për njerëzit në vështirësi, si dhe burime parandalimi dhe krize”, përfundon shkrimi.

Seiter ka qenë konkurrent në “The Bachelorette” gjatë sezonit të tij të 11-të në 2015.

Ai ishte përshkruar si student i drejtësisë dhe një balerin në atë kohë.

I njëjti u eliminua në javën e parë së bashku me pesë burra të tjerë përpara se Shawn Booth të kurorëzohej fitues së bashku me Kaitlyn Bristowe.

Në fillim të këtij viti, Josh foli hapur për seksualitetin e tij në një intervistë, duke thënë se identifikohej si panseksual dhe zbuloi se kishte një të dashur.