LifeStyle

Ndërron jetë në moshën 53-vjeçare ylli i muzikës ‘Dance’, Dario G

Dario G, i famshëm për hitet si “Sunchyme” dhe “Carnaval de Paris”, ka vdekur në moshën 53-vjeçare.

Producenti dhe muzikanti, emri i vërtetë Paul Spencer, vdiq nga kanceri rektal i fazës së katërt, pasi u diagnostikua vitin e kaluar. Familja e Spencer bëri të ditur lajmin në faqen e tij në Instagram, duke shkruar: “Kjo ishte një betejë që ai nuk mund ta luftonte më”.

Ata shtuan, “Ai lë pas një trashëgimi të mrekullueshme muzikore dhe shumë kujtime të bukura”.

Dario G filloi si një duo me Paul Spencer dhe Scott Rosser, të cilët u takuan gjatë studimeve për muzikë në Mançester gjatë viteve 1990.

Paul njoftoi diagnozën e tij të kancerit qershorin e kaluar, duke u zotuar se do t’i japë më të mirën dhe do të mbajë një perspektivë pozitive.

Ai shkroi në Instagram në atë kohë: “Vështirë ta shkruaj këtë. Sapo kuptova se kam kancer rektal në fazën 4”.

“Megjithatë, do të jap më të mirën time. Qëndroni pozitiv, sepse unë jam”.