Lajme

Ndërron jetë Nuredin Ibriqi – kontribues i shquar në arsim dhe histori në Drenas

Profesori dhe historiani i njohur, Nuredin Ibriqi, u nda sot nga jeta.

Ibriqi u njoh si kontribut dhënës i madh në fushën e arsimit në Komunën e Drenasit, qysh nga vitet e 60-ta.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë shpërndarë shokët dhe të afërmit e të ndjerit, të cilët kanë pasur fatin të mësojnë shumë prej tij.

Arsim Mehmeti shkruan se përkushtimi dhe bashkëpunimi i shkëlqyer i Ibrishit ndër vite, janë dëshmi e karakterit dhe madhështisë së tij njerëzore.

“Jam shumë i nderuar dhe krenar që në këto dy dekada e njoha nga afër vyrtytet e tij humane, dashurinë, respektin, urtësinë dhe bujarinë” shkroi Mehmeti.

Ende nuk është bërë e ditur se kur do të mbahet ceremonia mortore e të ndjerit.



ks