Ka ndërruar jetë aktori dhe regjisori Sadedin Prekazi. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij. Prekazi kishte punuar si regjisor në Radio Televizionin e Kosovës.
I ndjeri ishte një artist i përkushtuar, i cili la gjurmë të çmuara në skenën teatrore dhe në jetën kulturore. Ai do të kujtohet për kontributin e tij në art, si dhe për respektin dhe vlerësimin që gëzonte nga publiku..
Varrimi do të bëhet nesër (e dielë) në orën 12:00, në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.
Sadedin Prekazi ka lindur në vitin 1947 në Mitrovicë. Ai ishte aktor dhe regjisor, i njohur për filmin “I ikuri” (1980), i njohur edhe si filmi për fëmijë “Fidani”, “Të gjithë me ne” (2000) dhe “Kur pranvera vonohet” (1980).
