Bota

Ndërron jetë shkrimtarja britanike Sophie Kinsella

Autorja britanike e bestsellerëve, Sophie Kinsella, e njohur për serinë e librave “Shopaholic”, ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare, njoftoi familja e saj.

Kinsella, emri i vërtetë i së cilës ishte Madeleine Sophie Wickham, ishte diagnostikuar në vitin 2022 me glioblastomë, një formë agresive të kancerit në tru, dhe iu nënshtrua operacioneve dhe trajtimeve të shumta.

Familja e saj bëri të ditur se shkrimtarja ndërroi jetë qetësisht, e rrethuar nga të afërmit. Librat e saj humoristikë dhe personazhi i njohur Becky Bloomwood janë shitur në mbi 45 milionë kopje dhe janë përkthyer në dhjetëra gjuhë, duke e bërë një nga autorët më të lexuar të zhanrit “chick-lit”.



/tiranapost