Një ndërtesë me arkitekturë të pazakontë në Korçë ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve ndërsa është bërë virale në rrjete sociale. Godina, e cila bie në sy për fasadën masive dhe mungesën e dritareve në pjesën ballore, ka ngjallur reagime edhe mes personazheve të njohur.
Mes zërave që kanë reaguar është aktori, regjisori dhe producenti shqiptar Mevlan Shanaj. Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan: “Di të thotë kush se çfarë është kjo gjë pa sy pa vesh?”
See also Këmbimi valutor 7 mars/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Postimi i Mevlan Shanaj
Komenti i Shanajt u pasua nga reagimi i poetes Natasha Lako, e cila ngriti pikëpyetje mbi frymëzimin arkitektonik të godinës.
“Pas postimit te Mevlanit, po pyes arkitektin nga çfarë urrejtjeje u frymëzua për këtë figuracion ndaj këtij qyteti me stilin që sa mësova quhet brutalist”, ka shkruar ajo në Facebook.
Postimi i Natasha Lakos
Në postimin e saj, ka reaguar edhe skenografi Bashkim Zahaj, i cili ka shkruar: “O në bulevard o me dinamit s’ka zgjidhje tjetër”, duke nënkuptuar për t’iu bashkuar qytetarëve që protestojnë prej më shumë se një muaji në Tiranë kundër qeverisjes së Edi Ramës.

