Lajme

Ndezën tymuese në Kuvend, deputetët e opozitës rrezikojnë të përjashtohen për 60 ditë

Partia Socialiste kërkon përjashtimin e disa prej deputetëve të opozitë të cilët ditën e djeshëm shkaktuan kaos në seancën plenare.

Partia Socialiste kërkesën për përjashtimin e deputetëve e ka dërguar në Sekretarinë e Etikës. Deputetët të cilët ndezën ditën e djeshme flakadanë në Kuvend, rrezikojnë të përjashtohen nga seancat plenare dhe komsionet për 30 deri në 60 ditë.

Kjo pasi mazhoranca ka miratuar pak ditë më parë ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit. Ndryshimi i Rregullores parashikon ashpërsim të masave për deputetët të cilët bllokojnë punimet në Kuvend. Sipas rregullores aktuale një deputet mund të përjashtohet nga seanca plenare për 10 ditë maksimumi, por me ndryshimin në rregullore sipas kërkesës së Partisë Socialiste pritet që ky dënim të bëhet deri në 60 ditë.

Kujtojmë që edhe ditën e fundit, ashtu siç ka ndodhur muajt e fundit seanca u zhvillua mes kaosit. Mes zhurmës dhe tymuesve mazhoranca votoi pro heqjes së imunitetit të deputetit të Sali Berishës, duke i hapur kështu rrugën Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për arrestimin e liderit historik të së djathtës.

E teksa brenda votohej për Berishën, jashtë seancës u zhvillua një protestë, ku numri i pjesëmarrësve ishte i vogël.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo