Lajme

Ndezi flakadanët dhe u përplas me punonjësit e Gardës, PS kërkon ndëshkimin e Nokës

Seanca e së enjtes, 21 dhjetor, u zhvilluan nën kaosit dhe tymuese, njëjtë si dhe seancat e kaluara plenare. Ishte deputeti demokrat Flamur Noka ai i cili në sallën e Kuvendit ndezi tymuese si dhe u përplas me punonjësit e gardës, madje njërin prej tyre e kërcënoi duke i thënë se do e gjuante me karrige në kokë.

Pas këtyre tensioneve ditën e sotme deputetët socialist kanë kërkuar ndëshkimin e Nokës. Ata kanë dorëzuar një kërkesë të firmosur nga 10 deputetë në Kuvend për marrjen e masave disiplinore për të, por pa propozuar një masë konkrete.

Sipas tyre Noka, në seancën e të enjtes, ka shkelur rregulloren duke ndezur mjete piroteknike si dhe duke u përplasur me punonjësit e Gardës.

Kujtojmë se mes zhurmës dhe tymuesve mazhoranca votoi dje pro heqjes së imunitetit të deputetit të Sali Berishës, duke i hapur kështu rrugën Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për arrestimin e liderit historik të së djathtës.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo