2
Sasa Hoda, ish-banorja e njohur e “Big Brother VIP Kosova”, vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, ajo ka zhvilluar një bashkëbisedim me fansat përmes opsionit “Ask me a question” në Instagram, ku nuk kanë munguar pyetjet pikante.
Një prej ndjekësve ka guxuar duke i bërë një ftesë të drejtpërdrejtë për takim: “A mund të të nxjerr në një takim?” (Can I take you on a date?). Kjo pyetje duket se nuk e ka zënë mat bukuroshen, e cila ka reaguar menjëherë.
Me një stil të prerë por edhe me humor, Sasa ka kthyer përgjigjen që i ka lënë të gjithë pa fjalë. “Jo, më vjen keq 😂” (No, sorry), ka shkruar ajo, duke i shoqëruar fjalët me një emoji duke qeshur, duke u dhënë kështu një goditje të ëmbël pretendenteve.
Përgjigjja e saj tregon edhe një herë natyrën e saj të drejtpërdrejtë që e karakterizoi edhe gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
ks