ShowBizzz

“Ndjesë motrës së Mateos”/ Egla Ceno reagon ashpër ndaj Rogertit: Ky sendi e ka bazën totalisht…

Një përplasje e fortë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme mes Mateos dhe Rogertit. Gjatë një debati, ky i fundit iu drejtua banorit me një pyetje rreth motrës së tij “me sa meshkuj ka bërë sesk motra jot?”.

Lidhur me këtë pyetje të pa vend dhe përmendja e një familjari brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5” nga ana e Rogertit, është komentuar shumë nga publiku dhe nga personazhe të njohur të ekranit.

Shënjestroni gjendjen financiare këtë muaj, zbuloni se çfarë thotë horoskopi për lekët tuaja gjatë marsit

Ata kanë dënuar mënyrën e ashpër që komunikon ai me banorët.
Edhe fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Egla Ceno, ka bërë një reagim në “Instastory” lidhur me këtë debat të fortë. Aktorja e njohur i kërkon ndjesë motrës së Mateos.

“Respekti ndaj grave nuk është opsion, është bazë! Ky sendi e ka bazën totalisht të çbërë! Ndjesë motrës së Mateos ????, ka shkruar Egla Ceno në postimin e saj.

Të Ngjashme