Kuriozitete

Ndodh edhe kjo/ Është bërë ‘virale’ kjo vepër arti kushton 1.5 milionë dollar

Kur një banane e ngjitur me shirit në një mur u shit për 120,000 dollarë në 2019-ën, krijojë një zhurmë të madhe në median sociale dhe ndezi një debat të vjetër rreth kuptimit të artit.

Por krijimi viral i artistit Maurizio Cattelan, i titulluar “Komedian”, mund të jetë ende një investim i mirë: Të premten, shtëpia e ankandeve Sotheby’s njoftoi se një nga tre “edicionet” e veprës së artit do të rikthehet në shitje – këtë herë me një vlerësim prej 1 deri në 1.5 milionë dollarë.

Fitues do të marrë pas investimit të tij, një rrotull shirit ngjitës dhe një banane, si dhe një certifikatë autenticiteti dhe udhëzime zyrtare për instalimin e veprës.

Sotheby’s konfirmoi për CNN se, fatmirësisht, banania nuk është origjinale.

“Komediani” është një vepër artistike konceptuale dhe materialet aktuale fizike zëvendësohen me çdo instalim,” tha një zëdhënës i ankandit përmes emailit.

Cattelan dhe galeria franceze e artit Perrotin bënë bujë në mbarë botën pesë vjet më parë kur shfaqën “Komedian” me një çmim gjashtëshifror në panairin Art Basel Miami Beach.

Origjinali u krijua duke përdorur një banane të blerë në një dyqan ushqimesh në Miami, megjithëse galeria tha se mund të zëvendësohej, sipas udhëzimeve të artistit.

Bota e artit u nda për meritat e veprës, megjithëse disa kritikë e panë atë si të rrënjosur në traditën e pasur të veprave konceptuale – që datojnë që nga urinali i famshëm i montuar i Marcel Duchamp – që vënë në dyshim vlerën e vetë artit.

Ngjarjet morën një kthesë të papritur kur artisti i performancës David Datuna rrëmbeu bananen nga muri, përpara se ta qëronte dhe ta hante para qindra të pranishmëve të habitur të panairit.

Më vonë ai e mbrojti këtë veprim si një shfaqje artistike më vete, jo një akt vandalizmi.

Instalimi i Majamit u hoq përfundimisht për shkak të shqetësimeve të sigurisë publike, por të tre edicionet u shitën në panair.

Dy u blenë nga koleksionistët privatë për 120,000 dollarë, ndërsa i treti u ble për një shumë më të lartë (por të pazbuluar) dhe më vonë iu dhurua muzeut Guggenheim në Nju Jork.

Në intervistat e dhëna që nga instalimi i Majamit, Cattelan e ka përshkruar “Komedian” si një vepër komenti.

Duke folur për Gazetën Art në 2021, ai tha se “nuk ishte një shaka”, duke e quajtur instalimin viral “një reflektim mbi atë që vlerësojmë”.

Artisti italian, i cili njihet për pjesët satirike që sfidojnë kulturën popullore, nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së CNN për koment për shitjen e nëntorit.

/rtsh.al/