ShowBizzz

Ndodh edhe kjo! Lopa i ‘ha’ fermeres unazën e diamantit

Gjatë ditës së sotme në “Ferma VIP” ka ndodhur një incident i pazakontë që përfshin sipërmarrësen Sara Karaj dhe një nga kafshët e fermës.

Sipas një bisede të publikuar nga prezantuesja e formatit, Arbana Osmani, një prej lopëve të shtëpisë i ka gëlltitur unazën me diamant Sarës gjatë qëndrimit në ambientet e jashtme.

Arbana ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram një foto nga komunikimi në WhatsApp me stafin e produksionit. Në mesazhet e njëpasnjëshme të dërguara nga një prej anëtareve të stafit tregohet qartë situata aktuale në fermë.

Marilda njofton fillimisht grupin për ndodhinë duke shkruar: “Sarës sapo i hëngri lopa unazën me diamant”. Menjëherë pas këtij mesazhi, është po ajo që tregon me humor se çfarë po bëjnë banorët për të rikuperuar aksesorin e humbur: “Po ruajnë bajgën të dalë”.

Osmani e ka shoqëruar këtë bisedë të brendshme të stafit me mbishkrimin “Lajmet që (nuk) duam”.

Tani banorët janë në pritje për të mësuar nëse unaza do të kthehet sërish në duart e Sarës, apo nëse do të mbetet thjesht një nga historitë më komike të këtij edicioni të reality show-t.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

Të Ngjashme